LajmeSpeciale

Tulipani i Kukësit merret në mbrojtje nga organizata botërore

Arben Palushi, është biologu që ndjek ecurinë e habitatit të rrallë i cili u zbulua nga Besnik Hallaçi.

Ndodhet vetëm në Kukës, në luginen e Drinit të Zi, në një lartësi mesatare 500 deri 800 metra mbi det.
Biologut kuksian Besnik Hallaci, i ndare nga jeta vetëm katër muaj më parë si pasojë e Covid 19, iu desh një pune studimore 10 vjeçare për proceduren e autenticitetit të tulipanit shqiptar.

Biologu tregon për rrugën që ndoqi deri në marrjen e çertifikatës. “Ishte shumë i përkushtuar që kjo zonë të shpallet e mbrojtur,” thotë biologu Arben Palushi.
Bashkia e Kukësit shpalli zonë të mbojtur sipërfaqe prej 72 hektaresh, në të cilën ndodhet ky habitat.

“Besniku nuk i pati gradat shkencore dhe ishte i detyryar ta mbronte nëpërmjet profesorëve të Kopenhagës,” thotë ai.

Shkencëtaret janë në studim e sipër për të përshtatur gjenet e këtij Tulipani për kultivim masiv të tij, proces i cili deri tani nuk ka dhënë rezultat, qoftë në ambiente studimore në Kukës, Tiranë apo edhe laboratorët nderkombetar.

Kjo dëshmon në një fare mënyre se i përket vetëm atij habitati e hapësire mes livadheve e shkëmbinjve të Surrojt në Kukës. Me zbulimine tij, Tulipani është bërë emblema zyrtare e Stemës në Qarkun e Kukësit.

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close