Lajme

Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, Manastirliu: Nesër edhe 14 mijë doza Pfizer

Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac.

E pranishme në Aeroportin “Nënë Tereza”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se këto doza do të përdoren pikërisht për qytetarët që tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

Po ashtu ajo bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca.

“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar, doza që do përdoren për qytetarët që tashëm janë vaksinuar me dozën e parë dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë.

Në Shqipëri janë më shumë se 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. Numri i vaksinimeve deri dje është 712 mijë dhe më shumë se 240 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat. jemi duke vaksinuar sipas kalendarit ët vaksinimit, po vijojmë me punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve.

Duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, do fillojmë me rritjen e grupit të riskut, duke përfshirë edhe vaksinimin e punonjësve të transportit publik. Situata me pandeminë është tashmë e normalizuar.

Të hënën do të vijnë 14 mijë e 40 vaksina Pfizer nga instrumenti Covax. Brenda muajit majë do vijën edhe 40 mijë vaksina Covax”, tha Manastirliu

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close