Lajme

Flet Anxhela Peristeri

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21 në finalen e mbrëmjes së shkuar të festivalit evropian të këngës. Në një reagim në Instagram, ajo thekson se rezultati nuk ka ndikuar aspak, pasi siç thotë, çdo gjë është politike.

Peristeri thotë se mori atë që donte nga ky spektakël.

“Ju falënderoj nga thellësia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime!

Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare!

E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan ajo.

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close