KorcaLajme

“Atje ku fle ujët, atje është më thellë”, shprehjet e vjetra korçare që kanë kuptime të mëdha

Buka e botës s’të ngop.
Dasëm pa mish nuk ka.
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.
Nuk zihet pleshti me dorashka.
Gazi i madh, kthehet në helm.
Kur s’di not mos u fut në ujë.
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe Perëndisë.
Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
E ke zogun në dorë, mbaje.
Jo si cjapi te kasapi.
Kujto qenë e bëj gati shkopin.
Mos shko si breshka te nallbani.
Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.
Nji shkëndi ndez nji mal.
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close