Korca

Fjalët që do t’ju bëjnë çudi kur shoqëroheni me një korçar të vërtetë

Në Korçë u themelua Mësonjëtorja e Parë Shqipe dhe ky qytet ka nxjerrë gjithmonë emra të mëdhenj. Jo më kot shumë njerëz te shquar që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça.

Mirëpo kushdo që nuk është nga ky qytet e vë re se ne fjalët i shoqërojmë me një “-kë” apo “-ushka”.

Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me përkthimin sepse bëjmë mirë të kuptohemi:

Imonik-Shalqi. Korçarët kanë një fjalor të pasur kulinar me petanik dhe lakror me kërnacka dhe piperka, etj.

Lëpitka-Shapka që vishen

Furkulicë-Pirun. Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë, por përdoreni për kërnackat.

Gardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës)

Mashka-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth

Ziqkë-Peshore dore

Marauzhgë-Milingonë

Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat

Peronë-Gozhdë

Fufu-Furrnelë me gaz

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close