LajmeSpeciale

Kompania shqiptare gati makinën SD+ me 1800 kuaj fuqi

Fillimi i një kompanie të re nuk është kurrë e lehtë. Dhe aq më pak e lehtë është të ndërtosh një kompani makinash. Të nisësh një kompani makinash dhe të prodhosh një super makinë, kjo ndoshta është e pamundur, por jo për shqiptarin Qendrim Thaqi.

Qendrim Thaqi, i cili ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare, ja ka dalë të bëj realitet ëndrrën e tij.

Modeli ishte vendosur të quhej “Illyrian Pure Sport”, megjithatë duket se një tjetër model do të vij së shpejti, që do të quhet SD +. Makina do të prodhohet nga kompania e tij “Arrera Automobili” dhe është vendosur të jetë një “përbindësh” 1,800 kf.

Gjatë ditëve të fundit, Arrera ka postuar imazhe ngacmuese në faqen e tyre në Instagram duke treguar makinën e re.

Nëse keni parë imazhe të “Illyrian Pure Sport”, do të keni parë stilimin ekstrem, por SD + është edhe më ekstreme, e cila është frymëzuar nga veturat e Formula 1 gjë që shpjegon krahun e vogël të pasmë në majë të peshkaqenit të makinës. Megjithatë, çfarë qëndron pas emrit të makinës? Epo, ‘S’ simbolizon Skënderbeun, i cili ishte një fisnik shqiptar dhe komandant ushtarak që i dha vendit pavarësinë e tij. Dhe ‘D’ është numri romak për 500. Plus? Për plus 500 km / orë.

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close