Korça TodayKorçarët

Korça miraton buxhetin, kryebashkiaku tregon prioritetet ku do të investohet

Këshilli Bashkiak ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2020, i cili do të jetë 1.685.284.108 lekë. Kryebashkiaku Sotiraq Filo u shpreh se në vitin 2020 për qytetarët e Korçës nuk do të ketë rritje të taksave apo tarifave, ndërsa investimet do të prekin disa sektorë nga infrastruktura te arsimi, bujqësia e turizmi.

“Buxheti në aspektin e të ardhurave, Paketa Fiskale nuk ka rritje te taksave dhe tarifave. Ka një rritje të transfertës së pakushtëzuar në vlerën 10 mln lekë. Sa i takon investimeve kemi disa investime që vazhdojnë por edhe investime të reja në drejtim të rehabilitimit të infrastrukturës rrugore.

Mbështetje edhe në zhvillimin e sektorit ekonomik, turizëm, bujqësi, agropërpunim, etj por edhe në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Një fond prej 1 mld lekë të vjetra është lënë për ndërhyrje në infrastrukturën shkollore.

Nuk përjashtohen edhe projektet sociale, gama e tyre është duke u zgjeruar përfshirë edhe projektet për strehimin. Një fond i lartë vihet në dispozicion të artit dhe kulturës. 1.7 përqind e buxhetit, 24 mln e 600 vlera e parashikuar për emergjencat” tha ai.

korca today

Portal informativ online i rrethit të Korcë's

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close